Hafizi i thur elozhe Kombëtares: Roshi më i miri, Memushajt nuk i falet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 12:35

Hafizi i thur elozhe Kombëtares: Roshi më i miri, Memushajt nuk i falet

Ish-trajneri i Kombëtares nuk i ka fshehur elozhet për lojën e kuqezinjve dhe mënyrën si u arrit fitorja. Astrit Hafizi, në daljen e tij për “Super Sport” pas ndeshjes, ka deklaruar se Shqipëria tregoi qartësi në ato pak herë që doli në sulm. Mirëpo, gjatë fjalës së tij, ishtrajneri i përfaqësueses, i cili ka arritur fitoren e thellë 1-4 në Turqi, në krye të kuqezinjve, në vitin 1998, ka nënvizuar pasigurinë në mbrojtje.

hafizi

FITORJA

“Kishte gjëra shumë pozitive për ne. Në ndeshje të tilla miqësore kemi mundësi të verifikojmë formën e lojtarëve, të cilët duan të tregojnë sa vlejnë në këtë fund të edicionit me Kombëtaren dhe të bindin trajnerin që janë të vlefshëm. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe deri në momentin kur doli Memushaj me karton të kuq, ishim shumë të saktë.

U mbrojtëm shumë mirë, nuk sulmuam shumë, por shfrytëzuam mirë hapësirat dhe paqartësitë e mbrojtjes turke, me Roshin që ishte perfekt, ashtu si Sadiku. Dalja e Memushajt na tronditi, por më pas patëm forcë për të shënuar sërish, falë hapësirave të krijuara”.

SULMI

“Grezda kohët e fundit është rritur jashtëzakonisht, luan shkëlqyeshëm dhe ka shpejtësi e siguri të pabesueshme. Roshi ishte gjithashtu perfekt, më i miri në fushë sot (dje), me depërtimet e tij. Mbrojtja ishte reparti më i dobët sot, patëm probleme, u dhamë shumë raste kundërshtarëve, Turqia gjuajti shpesh dhe krijoi raste”.

NDËSHKIMI

“Një lojtari të ri i falen disa gabime, por Memushajt nuk i falet të marrë dy kartonë në atë mënyrë. Po të bënte faull taktik, ia vlen”. ka deklaruar Hafizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"