Hafizi i ashpër me De Biazin: Flet si kasetë, pesë vjet të njëjtat gjëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 23:29

Hafizi i ashpër me De Biazin: Flet si kasetë, pesë vjet të njëjtat gjëra

Astrit Hafizi u tregua i ashpër me Xhani De Biazin në komentin e tij nga studuoja e “SuperSport”-it pas humbjes 2-0 ndaj Italisë.

Sipas specialistit të futbollit, trajneri i Kombëtares duket sikur vë një kasetë, pasi përsërit të njëjtat gjëra prej pesë vitesh.

Hafizi

“De Biazi duket sikur ka një kasetë që e vë sa herë flet pas ndeshjeve, pasi ka pesë vjet që thotë të njëjtat gjëra. Sot Italia bëri një nga ndeshjet e veta më të dobëta dhe ne nuk arritëm të marrim rezultat. Kundërshtari sot luajti në 60 për qind të mundësive të veta dhe, edhe pse ne kishim mungesa të rëndësishme, trajneri nuk e përmendi në asnjë moment këtë fakt”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"