Hadroj zbarkon te “demat”, Skuka stërvitet i veçuar. Ja situta te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 21:56

Hadroj zbarkon te “demat”, Skuka stërvitet i veçuar. Ja situta te Partizani

Partizani ditën e djeshme nisi zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”. Stërvitja nisi në orën 11:30 dhe pjesën e parë të seancës e drejtoi përgatitësi atletik, Korrado Sakone.

Mehmeti

Ky i fundit i trajnoi lojtarët në ushtrime force dhe e gjithë kjo zgjati rreth 40 minuta. Më pas ekipi u ngjit në fushën e madhe të kompleksit, ku trajneri Dritan Mehmeti u mor tërësisht me pjesën taktike dhe zgjidhjen e situatave konkrete të lojës.

Xhuliano Skuka, i cili doli i dëmtuar në ndeshjen me Egnatian, u stërvit i veçuar, teksa nga klubi bëjnë me dije se nuk ka dëmtim serioz, por thjesht një kontraktim të muskujve.

Gjithsesi, prania e tij ndaj Kastriotit nuk është tërësisht e sigurt dhe do të vendoset duke parë gjendjen e tij ditë pas dite. Ndërkohë, Andi Hadroj ka zbarkuar dje në stërvitje për herë të parë. Mbrojtësi anësor i është bashkuar të kuqve, pas përfundimit të kontratës me Partizanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"