Habit Zhirud: I lashë gjërat në duart e Krishtit, homoseksualiteti në dushe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 19:40

Habit Zhirud: I lashë gjërat në duart e Krishtit, homoseksualiteti në dushe…

Olivier Zhirud prej kohësh ishte në një “luftë” me veten për të gjetur vendin e titullarit kur luante te skuadra e Arsenalit. Lojtari e ka pasur shumë të vështirë dhe këtë gjë e vështirësoi akoma edhe më shumë ardhja e francezit tjetër Lakazet i cili e la në stol Zhirudin. Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sport24” lojtari është shprehur për të gjitha shqetësimet që ka kaluar te Arsenali.

Zhirud

“Në verën e vitit 2017 u luta shumë në lidhje me zgjedhjet që duhej të bëja për karrierën time. Por më në përgjithësi, lutem rregullisht dhe kur ndodhem përballë zgjedhjeve dhe vendimeve të ndërlikuara, i vë në duart e Krishtit”, deklaroi Zhirud.

Ndërsa në një intervistë tjetër për francezen “Le Figaro” ai ka treguar disa gjëra që nuk mund t’i kapërdinte te Arsenali. Bëhet fjalë për homoseksualitetin në futboll.  “Kur pashë Hitzl­sperger që u deklarua publikisht në vitin 2014 u emocionova. Deri në atë moment kisha qenë gjithmonë i bindur se ishte diçka e pamundur të deklaroje homoseksualitetin në botën e futbollit. Fundja, në marrëdhëniet brenda një kontigjenti me shumë futbollistë, është çështje testosteronesh, lahemi në dush bashkë…është natyrisht një situatë delikate. Kështu që e kuptoj dhimbjen dhe vështirësinë në deklarimin publikisht të homoseksualitetit, është një provë e komplikuar, pas një pune mbi veten, që mbase ka duruar me vite. Por unë jam ultra tolerant dhe kur më kërkojnë që të mbështes fushata kundër diskriminimit, si ajo e lidhëseve ylber, e bëj me kënaqësi. – ka përfunduar Zhirud.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"