Habit trajneri i Bylisit: Ndeshja më e dobët, për mua rëndësi ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 20:17

Habit trajneri i Bylisit: Ndeshja më e dobët, për mua rëndësi ka…

Bylisi ka triumfuar ndaj Vllaznisë me rezultatin e ngushtë 0-1. Pas përfundmit të takimit trajneri i Bylisit  Veljko Dovedan, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, duke analizuar ndeshjen. Ai  nuk ka qenë i kënaqur me lojën e ekipit dhe kërkonte më shumë nga sulmi.

dovedan

Pakënaqësitë ndaj skuadrës? “Sot ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta, për mos të thënë më e dobëta ndaj isha i nervozuar”.

Sulmi dhe Guindo? “Ka qenë një problem i madh sot në sulm, Guindo ka goditur kokën në Gjirokastër dhe ende nuk është rikuperuar. Para ndeshjes ka pasur probleme dhe kjo është arsyeja që nuk gjen dot veten”.

Kundërsulmet? “Kemi pasur afërsisht 20 raste në kundërsulm, por në asnjë nga këto nuk kemi arritur të zgjidhim ndeshjen. Edhe krahu i majtë, i djathti dhe qëndërsulmuesi, kishin probleme”.

Pse jeni nervoz? “Rëndësi për mua është të luhet futboll i bukur, pavarësisht rezultatit”.

Kartonët e verdhë? “Është problemi jonë, nuk flas për arbitrin”.

Kërkesat e presidentit dhe objektivat? “Mund të ikim lart, por pa luajtur bukur nuk do të arrijmë aty ku duhet. Duhet të luhet bukur që të arrihen objektivat”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"