Habit trajneri i Barcelonës, lë Mesin në stol ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 20:31

Habit trajneri i Barcelonës, lë Mesin në stol ndaj Juventusit

Lionel Mesi është lënë në stol, për ndeshjen e Champions Ligës ndaj Juventusit, dhe Ernesto Valverde i ka habitur të gjithë tifozët. Barcelona luan një ndeshje vendimtare në Torinë, përballë Juventusit, edhe pse gjendet në vendin e parë, por vetëm 3 pikë para torinezëve.

mesi stol

Tekniku spanjoll ka vendosur t’i besojë sulmin treshes Deulofeu – Suarez – Paulinjo, dhe për Mesin ka mbetur vetëm vendi i stolit. Ndërkohë, nga krahu tjetër, rreshtohen Dibala – Higuain – Kosta.

Katalanasit nuk kanë siguruar asgjë për momentin në grupin D, por nuk dihet nëse ky vendim vjen për rotacion të futbollistëve, apo thjesht një zgjedhje e trajnerit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"