Habit Murinjo: Sançez nuk luan ndaj Juventusit, favorit për Championsin është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 17:32

Habit Murinjo: Sançez nuk luan ndaj Juventusit, favorit për Championsin është…

Tekniku i Mançester Junajtid para sfidës me Juventusin në Champions League ka folur me superlativa për ekipin me të cilin do të përballen dhe tregon se Aleksis Sançez nuk do të luajë.

murinjo

Sulmuesi kilian ka munguar edhe në seancën stërvitore këtë mëngjes duke ju bashkuar grupit të mungesave. Felaini, Xhons, MekTominei,Lingard dhe Dalot gjithashtu kanë munguar në stërvitje.

Mourinjo ka thënë: “Lojtarët që patë janë ata që mund të luajnë. Asgjë për të fshehur. Aleksis nuk luan.”

Përsa i përket kundërshtarit, trajneri ka treguar se është një ndër pretendentët për t’a fituar këtë sezon Champions League-n.

“Nëse do t’i krahasojmë me sezonin e kaluar nuk është vetëm Kristiano Ronaldo, por është edhe Bonuçi, Cancelo, Emre Çan. Juventus ka lojtarë dhe një vit eksperiencë me të njejtin trajner dhe strukturë. Juve ishte kandidate për t’a fituar para 5 vitesh, me dy finale, ndërsa sot ka një lojtar shumë special që mund të bëjë diferencën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"