Habit Morata: Golat me kokë janë pika ime e fortë, sepse stërvitesha me trampolinë kur isha i vogël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 21:00

Habit Morata: Golat me kokë janë pika ime e fortë, sepse stërvitesha me trampolinë kur isha i vogël

Mënyra më e mirë për të qenë një sulmues i suksesshëm në Premier Ligë, është të shohësh videot e një legjende në “Stamford Bridge”, Didier Drogbasë. Këtë bën Alvaro Morata, sulmuesi i Çelsit, i cili që kur u transferua në Londër nga Reali në verë, ka shënuar 11 gola, 6 prej të cilëve me kokë.

morata drogba

Askush nuk shënon sa spanjolli me këtë armë dhe ai zbulon sekretin e tij: “Vendos videot e ndeshjeve të tij në shtëpi dhe përmirësohem duke parë Didierin. Sekreti i goditjeve të mia me kokë daton që prej fëmijërisë. Kur isha 7-8 vjeç bleva një trampolinë. Përpiqesha të godisja topin me kokë prej andej, me babanë që më ndihmonte. Mendoj se kjo ma ka zhvilluar shumë si aftësi”, tha 25-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"