Habit Klop, kërkova në “Google” emrin e Kutinjos para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 16:29

Habit Klop, kërkova në “Google” emrin e Kutinjos para ndeshjes

Trajneri i Liverpulit e emëroi Kutinjon kapiten ndeshjen e mbrëmshme për herë të parë. Braziliani ia ka shpërblyer besimin trajnerit teksa shkëlqeu duke shënuar “hat-trick” në fitoren 7-0 të Liverpulit ndaj Spartakut të Moskës.

kutinjo

Edhe tifozët e Liverpulit e kanë pëlqyer shumë reagimin e brazilianit pas emërimit si kapiten, sidomos inkurajimin që ai i bëri shokut të skuadrës Moreno pas daljes i dëmtuar nga fusha.

kutinjo moreno

Por trajneri Klop ka habitur me përgjigjen e tij në konferencën pas ndeshjes, kur u pyet se pse e kishte zgjedhur Kutinjon si kapiten. “Arsyeja është e thjeshte, sepse është lojtari me i vjetër i ekipit që ndodhej në fushë. Ai mbërriti këtu ne vitin 2013, por më duhet ta pranoj që unë nuk e dija këtë gje dhe prandaj mu desh ta kërkoja ne google”, deklaroi trajneri gjerman.

Liverpool-FC-v-Spartak-Moskva-UEFA-Champions-League

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"