Habit ish-sulmuesi i Selltikut: Skocia po kërkon justifikime para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 15:41

Habit ish-sulmuesi i Selltikut: Skocia po kërkon justifikime para ndeshjes

Skuadra e Skocisë ka udhëtuar ditën e premte vetëm 24 orë para takimit që do të zhvillohet sot në stadiumin “Loro Boriçi” midis Shqipërisë dhe Skoicës. Ky udhëtim vetëm 24 orë para ndeshjes duket se është shqetësuese për ish-sulmuesin e Selltikut, Skot MekDonald i cili ka thënë:

104381648_mcleish-2

“Mua më duket e pakuptimtë për të marrë një aeroplan në më pak se 24 orë para se të fillojë ndeshja. Pse kanë udhëtuar kaq vonë? Jeni duke u dhënë lojtarëve justifikime para se të filloni. Ne duhet të kishim ardhur më para, ata janë trajnuar në terren, janë përgatitur dhe i kanë parë lojtarët se ku do të luajnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"