Habit ish-mbrojtësi i Liverpulit: Van Dijk e ka një dobësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 18:46

Habit ish-mbrojtësi i Liverpulit: Van Dijk e ka një dobësi

Virxhil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë sezonet e fundit në Premier Ligë. Hollandezi arriti të fitojë titullin kampion këtë sezon dhe është cilësuar shpeshherë si një lojtar i pakalueshëm.

kolo ture

Por Kolo Ture mendon se Van Dijk e ka një dobësi. Ish-mbrojtësi i Liverpulit foli për “Stats Perform News”. “ Virxhil është një lojtar i shkëlqyer. Ai është i pabesueshëm. Ka shpejtësi, gjatësi dhe shumë i fortë në lojën në ajër. Me pak fjalë hollandezi i ka të gjitha.

E vetmja dobësi që ka Van Dijk është loja një kundër një. Nëse ju shkoni një kundër një ndaj Van Dijkut atëherë mund ta keni një shans”, përfundoi Kolo Ture.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"