Habit ish-gjyqtari: Edhe sinqeriteti i Sterlingut mund të mos mjaftonte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 9:40

Habit ish-gjyqtari: Edhe sinqeriteti i Sterlingut mund të mos mjaftonte

Ish-gjyqtari Mark Klatenburg shpjegon se Kasai gaboi me akordimin e penalltisë në favor të Sitit kundër Shahtjorit, por shton se edhe nëse Sterling do t’i kishte treguar se nuk kishte kontakt, hungarezi sërish mund t’i kishte qëndruar vendimit të parë:

mark-clattenburg

“Do ishte një gjest i madh sportiviteti nëse Sterling do i kishte treguar arbitrit të vërtetën. Por, edhe nëse do ta bënte, mund të mos mjaftonte për t’i ndryshuar mendjen gjyqtarit. Arbitrat kanë kohë për ta ndryshuar vendimin derisa rinis loja. Nëse Sterling do i kishte thënë, atëherë Kasai mund të fitonte kohë dhe konsultohej me asistentët. Por nëse  arbitri është i sigurt për vendimin e tij, atëherë ai mund t’i qëndronte besnik vendimit të parë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"