Habit Emeri, detyron lojtarin të kryejë ushtrim “special” për të fituar formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 17:00

Habit Emeri, detyron lojtarin të kryejë ushtrim “special” për të fituar formacionin

Ekipi londinez i Arsenalit është duke kaluar një periudhë shumë të mirë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Emeri ka arritur të marrë 5 fitore radhazi, pas dy humbjeve të para në kampionat nga Mançester Siti dhe Çelsi. Por “topçinjtë” do të zbresin sërish në fushë sot përballë skuadrës së Brentofrd për “Kupën Karabao”. Në këtë sfidë pritet që të ketë rotacion në ekip duke aktivizuar të rinjtë.

Emeri

Një nga emrat që pritet të startojë është dhe Rob Holding i cili nga trajneri Emeri është cilësuar si një lojtar me forcë të dobët fizike. Kështu që pas stërvitjes me grupin, tekniku italian e ka detyruar lojtarin të kryejë një ushtrim të çuditshëm. Për 40 minuta ai ka shtyrë një thes të rëndë në fushë, një ushtrim ky që përdoret për lojtarët e futbollit amerikan.

Arsenal (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"