Habit babai i Khabibit: Do të jem i ashpër me tim bir, madje edhe më shumë se UFC-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 15:50

Habit babai i Khabibit: Do të jem i ashpër me tim bir, madje edhe më shumë se UFC-ja

Ndeshja midis Khabib dhe Mc Gregor mori një vëmendje të veçantë nga e gjithë bota, dhe kjo më tepër nga deklaratat e ndezura përpara ndeshjes. Çeçeni arriti të mposhtë irlandezin ndërsa pas ndeshjes ai kapërceu ringun dhe filloj të përleshej me skuadrën e Mc Gregor. Por duket se kjo gjë nuk është aspak e hijshme për babain e tij.

Conor-McGregor-Khabib-Nurmagomedov-UFC-229-1028059-780x439

Ai së fundi në një postim në “Instagram” është shprehur se e ka falur Mc Gregorin për deklarata ofenduese para ndeshjes dhe se do të jetë shumë i ashpër me djalin e tij.

Khabib-2

“Paqja qoftë mbi ju. E fali Conor McGregorin për të gjitha çka kanë ndodhur në të kaluarën. Tani duhet të analizojmë gjithçka çfarë ndodhi dhe të marrim mësim.” – ka thënë fillimisht babai i Khabib Nurmagomendov, Abdulamanap Nurmagomendov.

960

“Do jem shumë i ashpër, e kam paralajmëruar. Për mua, disiplina vjen e para. Në oktagon mund të bësh çfarë të duash, por jo dhe jashtë. Aty është kufiri pasi ka dhe fëmijë, gra dhe njerëz të rëndomtë. Sanksionet e mia për Khabib do të jenë shumë më të mëdha se ato të UFC-së” – përfundoi Abdulamanap në lidhje me sjelljen e djalit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"