Habia e transferimit të Hames Rodrigez në Katar, klauzola në kontratë e çon drejt… PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 23:39

Habia e transferimit të Hames Rodrigez në Katar, klauzola në kontratë e çon drejt… PSG-së

Hames Rodrigez i habiti të gjithë duke u transferuar në Katar te skuadra Al Rejan.

hames rodrigez

Kolumbiani u prezantua para qindra tifozëve të cilët e pritën si idhullin e tyre duke mbushur shkallët e stadiumit. Por gazeta spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar një të dhënë të fshehtë e cila ndodhet në kontratën e Hames Rodrigez me klubin nga Katari.

Sipas kontratës, Rodrigez do të jetë në mbikëqyrje të plotë nga PSG-ja dhe në rast se gjigantët francezë do ta vlerësonin maksimalisht performacën e kolumbianit, do ta transferojnë në Paris falas.

Një klauzolë e çuditshme për botën e futbollit, por jo për sheikët nga Katari. Dihet që pronari i PSG-së, Sheik Al-Thani është Emiri i Katarit duke bërë që të ketë marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubeve vendase, madje dhe të bëjë merkato pa para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"