Habere të bujshme nga Turqia, ja kujt pritet t’ia besojë stolin Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 18:55

Habere të bujshme nga Turqia, ja kujt pritet t’ia besojë stolin Kosova

Ish-trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin shihet si kandidati më i mundshëm për ta marrë drejtimin e e Kosovës.

960x500-ya-sergen-yalcin-ya-ersun-yanal-kosova-futbol-federasyonunun-hedefinde-turk-teknik-adamlar-var-1643101394857

Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Turqia. Mediat turke kanë raportuar së fundmi se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë zhvilluar bisedime me Yalçinin në Turqi. “Takvim.com.tr” shkruan se shpejtë do të merret vendimi për selektorin e ri.

616x321-kosova-futbol-federasyonu-teknik-direktor-icin-ersun-yanalin-ardindan-sergen-yalcinla-da-temasa-gecti-1643147601596

“Pritet me kuriozitet të mësohet se di do t’i përgjigjet ofertës Yalçin, i cili së fundi u nda nga Beshiktashi. Thuhet se takimi i krerëve të FFK-së me Ersun Yanal ka qenë mjaft pozitiv. FFK-ja do të marrë vendimin përfundimtar shpejtë dhe me shumë gjasë do të sjellë në krye të skuadrës njërin nga dy trajnerët turq”, shkruan “takvim.com.tr”.

0x0-kosova-futbol-federasyonu-teknik-direktor-icin-ersun-yanalin-ardindan-sergen-yalcinla-da-temasa-gecti-1643147620418

Yalçin sezonin e kaluar me Beshiktashin fitoi titullin dhe kupën e Turqisë. Vlen të theksohet se ditët e fundit ka qarkulluar edhe emri i trajnerit gjerman Magath. Gjasat janë të mëdha që “dardanët” të zgjedhin një mes Yanaj dhe Yalçin. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket trajnerit të ri të Kosovës. Janë drejtuesit e FFK-së ata që do të vendosin për “timonierin” e ri që do të zëvendësoje Beranard Shalandin e shkarkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"