“Haber” nga Tirana? Muzaka e kthen në shaka: Lajm i mirë që erdhi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 19:46

“Haber” nga Tirana? Muzaka e kthen në shaka: Lajm i mirë që erdhi në Superiore

Gjergji Muzaka, foli pas festës së titullit në Korçë, për mikrofonin e Rtsh.

muzakkaa

U përfol që ishit lojtari që iu fik motori kur ikët nga Tirana, por treguat të kundërtën te Skënderbeu

Ndoshta përshtatja ka bërë të vetën me këtë qytet, me këtë skuadër, me këto çuna. Jam shumë i gëzuar me këtë.

Mos ka të bëjë trajtimi këtu te Skënderbeu?

Nuk ka të bëjë trajtimi, e thashë që ndihem shumë mirë në këtë ambient. Çdo gjë bëhet më e lehtë.

Kontrata?

Që të vazhdoj bashkëpunimin me drejtuesit është gjëja më e lehtë. Nuk besoj se ka nevojë të diskutohet kjo gjo.

Sa ju ka shijuar ky titull? Momenti më i bukur i këtij sezonit?

Ishte një sezon i gjatë dhe i bukur, vështirë të veçosh ndonjë episod. Edhe dita sotme është një nga ato. Ky titull është shumë i rëndësishëm pasi erdhi pas një situate jo të mirë në aspektin personal, Ishte një lloj shpërblimi.

Haber nga Tirana?

Tirana është në Superiore vitin tjetër. Haber i mirë është ky. Për borxhin po merren avokatët, jemi mësuar duke pritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"