“Haber” nga Anglia, skuadra që po shkëlqen në Premier Ligë hedh “grepat” për Vedat Muriqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 19:38

“Haber” nga Anglia, skuadra që po shkëlqen në Premier Ligë hedh “grepat” për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi po prodhon lajme brenda dhe jashtë fushe.b Sipas medias turke ‘’Haber Global’’, klubi i njohur i Leiçesterit e ka ndjekur paraqitjen mbresëlënëse të 25-vjeçarit në takimin e fundit midis Fenerbahçes dhe Gençlerbirligi, e fituar nga verdhezinjtë me rezultatin 5-2, ndërsa kryefjalë ishte dopieta e bomberit të Kosovës.

mURIQI5

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm dhe emisarë të Eintrahtit të Frankfurtit dhe Monakos, të cilët duket se kanë shfaqur kuriozitet për të studiuar Muriqin.

Futbollisti po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij duke realizuar deri tani 10 gola në 14 sfida duke u pozicionuar si kryegolashënuesi i kampionatit turk.

auto_vEDATmURIQI1560493280-1

Edhe sezonin e fundit kur luajti me Rizersporin, një numër i madh skuadrash europiane shprehën hapur dëshirën për të patur në radhët e tyre Muriqin.

Megjithatë, lojtari është i përqendruar tek ekipi i Fenerbahçes me të cilin nuk synon vetëm të shënojë sa më shumë gola, por dhe të fitojë kampionatin dhe kupën e Turqisë. Ai renditet ndër lojtarët më të spikatur të Kosovës së bashku me Milot Rashicën, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"