Gvozdenoviç i pakënaqur me paraqitjen e Skënderbeut: Kampion dilet në fushë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 17:38

Gvozdenoviç i pakënaqur me paraqitjen e Skënderbeut: Kampion dilet në fushë…

Ivan Gvozdenoviç ka rezerva të mëdha për Skënderbeun e tij. Në deklaratën e dhënë pas humbjes ndaj Besës në shtëpi, trajneri evidenton probleme të mëdha dhe sidomos në pjesën e parë.

gvozdenovic

“Kampion dilet në fushë dhe kjo më mërzit. E nisëm lojën tërësisht të shpërqendruar. Nuk e kemi vlerësuar kundërshtarin, sidomos në pjesën e parë. Kishim probleme në dy fazat e lojës dhe kjo nuk më pëlqen nga ekipi im.

Edhe pse u mundova të shkund lojtarët dhe të ndryshonim diçka në pjesën e dytë nuk ia dolëm, kjo edhe për meritë të kundërshtarit. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim nga ndeshja e fundit dhe të shkojmë atje me përqendrimin maksimal. Ta harrojmë këtë humbje dhe mendojmë ta mbyllim sezonin si na ka hije.

Kampionati fitohet në fushë dhe ky mësim do t’i bëjë mirë lojtarëve dhe të gjithëve ne që mund ta kishim menduar të mbyllur këtë sezon para kohe”, tha serbi i stolit të korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"