Gvozdenoviç dhe largimi nga Tirana: Unë nuk jam për trajner të katërt apo të pestë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 21:36

Gvozdenoviç dhe largimi nga Tirana: Unë nuk jam për trajner të katërt apo të pestë!

Ivan Gvozdenoviç, deri pak javë më parë ishte pjesë e stafit teknik të klubit të Tiranës, por ish-futbollisti serb zgjodhi t’i bashkohej Kukësit sapo te kjo skuadër u emërua si trajner Mlladen Milinkoviç.

gvozdenovic

“Tani jam prapë pjesë e Kukësit, është ë vërtetë që Milinkoviç ishte një nga arsyet e mëdha për mua. Sepse ai firmosi dhe është një trajner shumë i mirë. Bisedova me të, bëmë një staf të mirë, të shohim si shkon puna tani, se më parë këtu isha edhe lojtar edhe trajner”, tha për “SuperSport” Gvozdenoviç i cili në vitin 2015 ishte për pak javë teknik i verilindorëve.

Edhe pse është larguar pa polemika nga Tirana, ai ka bërë të qartë se kishte mbetur i pakënaqur nga injorimi që i bëri Ze Maria.

“Tirana për mua ishte një moment shumë i mirë, kaloi momenti i vështirë. Ishte një eksperiencë shumë e madhe për mua si trajner. Por unë nuk jam trajner i katërt apo i pestë, unë jam i parë ose i dytë. Ai zotëri Ze Maria ka stafin e vet, nuk isha i kënaqur atje, Më mirë të largohem, të filloja punën me Kukësin, se është kampion, klub i madh.

Ze Maria dhe Gvozdenovic

Por kam respekt për Tiranën, patjetër klubi më i madh në Shqipëri. Kam besim shumë se Tirana do të ngrihet përsëri në Superiore”.

Në ditët e para në Kukësin nuk kanë munguar polemikat, për faktin se stafi i verilindorëve tani është i përbërë nga shtetas serbë.

“Puna e trajnerit nuk ka pasaportë. Nuk ka rëndësi nëse jemi nga Nigeria, nga Serbia, nga Shqipëria. Jemi këtu vetëm për punë, ky është futbolli. Stafi është nga Serbia, kjo është e vërtetë, por punojmë për Kukësin, për një klub shqiptar. Mendojmë për të arritur një rezultat të mirë dhe te ky është përqendruar stafi i Kukësit”, deklaroi Gvozdenoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"