Gushti muaj rekord, Lushnja shpenzon mbi 60 milionë lekë/ Ja pasqyra e shpenzimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 15:55

Gushti muaj rekord, Lushnja shpenzon mbi 60 milionë lekë/ Ja pasqyra e shpenzimeve

Skuadra e Lushnjës është në varësi të plotë të bashkisë së qytetit. Të ardhurat varen tërësisht nga Këshilli Bashkiak, që kryen edhe rolin e asamblesë së përgjithshme të aksionarëve të KF Lushnja.

Duro Klodian

Verdhejeshilët kanë një buxhet vjetor (viti 2022) prej 57.504.132 lekësh (të rinj), nga të cilat 40 milionë janë subvencionimi, që i bën bashkia klubit të futbollit dhe 17.504.132 lekë janë sekondaret. Ndërhyrjet në përmirësimin e terreneve sportive shikohen si shpresëdhënëse për të ardhmen e futbollit të Lushnjës, ku kërkohet që gradualisht ekipi të ngjitet me plane të qarta në Kategorinë Superiore.

Lushnja aktualisht është një klub që mbahet me të ardhurat e veta dhe ato që i kalon bashkia në formën e subvencionimit. Muaji gusht rezulton me më shumë shpenzime për klubin e futbollit.

Bëhet fjalë për 6.160.162 lekë. “Panorama Sport” ka siguruar pasqyrën e shpenzimeve për muajin gusht, e cila është si më poshtë në tabelë.

WhatsApp Image 2022-08-07 at 3.53.02 PM (1)

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"