Gurishta: Jonuz, një trajner dhe psikolog i madh. Ja pse Vllaznia po ecën kaq mirë këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 17:24

Gurishta: Jonuz, një trajner dhe psikolog i madh. Ja pse Vllaznia po ecën kaq mirë këtë sezon

Mbrojtësi i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, do të jetë një mungesë sot për shkodranët, por ai foli për “Supersport” para takimit me Bylisin.

gurishta

Gurishta beson se mungesa e tij nuk do ndihet shumë në skuadër, ndërkohë që foli edhe për objektivat e klubit shkodran, si edhe dy fjalë për trajnerin Mirsad Jonuz.

Si e sheh veten në një ndeshje kaq të rëndësishme, në tribunë?

Mora karton në Laç, por besoj se mungesa e sotme nuk do ndihet. Ekipi do fitojë, duke bërë më të mirën.

Pse kaq oshilacione te Vllaznia këtë vit?

Deri tani pothuajse kemi bërë një kampionat të mirë. Mund të kishim më shumë pikë, kemi lënë pikë në Shkodër. Por, besoj se për momentin jemi në rrugën e duhur.

A kanë ndryshuar objektivat e Vllaznisë?

Diferencat janë të vogla. Ka mbaruar një fazë, dhe diferencat janë zero. Edhe me Tiranën apo Partizanin që kemi humbur, ata nuk kanë dominuar. Objektivat janë të marrim sa më shumë pikë ndeshje pas ndeshje.

Sa mendon se do ndikojë mungesa jote në mbrojtje?

Mungesa besoj se nuk do ndihet, mbrojtësi i djathtë është i talentuar. Do e justifikojë atë vend besoj.

Çfarë ka pozitive për organizimin e klubit këtë sezon?

Këtë sezon besoj se jemi një grup i bashkuar. Ardhja e trajnerit i huaj besoj se ishte vendimi i duhur. Të gjitha ndeshjet i kemi marrë me optimizëm, dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.

Ka sjellë trajneri klimën e duhur në ekip?

E vërtetë, ai është trajner i mirë dhe psikolog i mirë. I njeh lojtarët, i merr më të mirën grupit. Shpresojmë të fitojmë dhe sot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"