Guri: Trajneri i ri është i rreptë, por vetëm në stërvitje. Jam gati për një aventurë jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 19:48

Guri: Trajneri i ri është i rreptë, por vetëm në stërvitje. Jam gati për një aventurë jashtë Shqipërisë

Vitin e kaluar u konfirmuat në Superiore, por shënuar vetëm dy gola. Tani keni shënuar 5 gola si qendër sulmues. Ndiheni mirë?

Ndihem mirë aty, pasi ai është pozicioni im natyral. 5 gola nuk janë mjaftueshëm për një ekip si Kukësi, por bashkë me Bakajn, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Do japim më të mirën.

guri

Çfarë ndjesie është t’i shënosh qytetit tënd?

Kam qenë shumë i ri kur kam qenë me Vllazninë, tani si kundërshtar normal që gëzohem për ekipin që jam tani, pasi na duhej. Por, më vjen keq për Vllazninë.

Nuk është se janë ndërruar shumë lojtarë, por tek ekipi është rritur harmoi, dhe besoj se ky është çelësi i suksesit tonë. Për sa i përket trajnerit, shihet qartë harmonia në fushë. Në stërvitje është i rreptë, por jashtë është i qeshur dhe ndihemi komod në këtë aspekt.

Jeni gati për një kampionat jashtë shtetit?

Për sa i përket karrierës sime, çdo lojtar dëshiron të luajë në një kampionat sa më të fortë, pse jo ta provoj edhe veten jashtë Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"