Guri rikthehet titullar, Ostende barazon në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 21:56

Guri rikthehet titullar, Ostende barazon në minutat e fundit

Sulmuesi shkodran Sidrit Guri u rikthye titullar me Ostenden në ndeshjen e kampionatit përballë Cercle Bryzh që përfundoi në barazim 1-1.

Guri55

24-vjeçari qëndroi në fushë vetëm 58-të minuta, ku më pas u zëvendësua nga trajneri. 9 minuta pas largimit të shqiptarit, Cercle Bryzh gjeti golin e avantazhit me Lambot.

Ndërkohë 2 minuta nga fundi, ekzaktësisht në minutën e 88-të Vandendriesche barazoi shifrat për Ostende, duke shmangur kështu humbjen në shtëpi. Me barazimin e sotëm, skuadra e Ostendes u ngjit në kuotën e 10 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e 7-të në renditje.

Përsa i përket Kristal Abazajt, ai nuk u preferua sërish nga trajneri i Anderlehtit duke qëndruar në tribunë në sfidën ndaj Genk. Një moment jo i mirë për ish-futbollistin e Luftëtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"