Guri: Kualifikohemi në Kukës, Tirana do të ishte në 5 vendet e para të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 19:59

Guri: Kualifikohemi në Kukës, Tirana do të ishte në 5 vendet e para të Superiores

Sulmuesi Sidrit Guri ishte një nga lojtarët më të mirën në sfidën e sotme. Shkodrani ishte vendimtar me golin e tij, duke i rritur ndjeshëm shpresat e verilindorëve për një kualifikim të mundshëm. Në një prononcim për “Supersport”, Guri foli për vështirësitë që skuadra e tij hasi, duke vlerësuar maksimalisht bardheblutë.

Guri

Kaq e vështirë ishte të merrje rezultat pozitiv në “Selman Stërmasi”? Kaq e fortë ishte Tirana?

“Me këtë ekip që ka Tirana nuk do ishte çudi të ishte në 5 vendet e para në Superiore. Ne e kishim përgatitur ndeshjen mjaft mirë, na vuri në vështirësi pësimi i golit.  Ishte favor për ne dalja me të kuq e lojtarit të Tiranës. Por nuk reaguam siç duhej. Reaguam pjesën e dytë, arritëm të shënonimn Në Kukës varet gjithçka. Besoj se në Kukës do kualifikohemi.”

Çfarë nuk funksionoi në takimin e sotëm?

“Jo të gjithë ekipi e kishte marrë ndeshjen aq seriozisht sa duhej. Mendoni që është një ekip i Kategorisë së Parë. Tirana është Tiranë. Është një ekip shumë i fortë. Besoj që arritëm të merrnim një barazim të kënaqshëm, pavarësisht se loja jonë nuk ishte ashtu siç pritej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"