Guri: Jemi çliruar psikologjikisht, jam i bindur që do shënoj edhe në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 12:47

Guri: Jemi çliruar psikologjikisht, jam i bindur që do shënoj edhe në Korçë

Autori i dy golave në Shijak, Sindrit Guri, po kalon një formë shumë të mirë dhe është tashmë një garanci për sulmin e Kukësit. Pas ndeshjes, shkodrani foli për “Panorama Sport” duke theksuar se tashmë është gati të ndëshkojë edhe Skënderbeun.

guri kukesi

“Jam shumë i kënaqur për golat e shënuar, të cilat erdhën në momentin e duhur dhe janë një sinjal i qartë për atë çka duhet të bëjmë ne si sulm dhe si skuadër në transfertën që kemi ndaj Skënderbeut. Jam i bindur se do eci me të njëjtin ritëm edhe në Korçë, ku shkojmë më të motivuar se kurrë për të marrë tri pikët dhe për të ngushtuar diferencën me rivalin tonë.

Tashmë jemi mirë moralisht dhe psikologjikisht, pasi ekipi është i çliruar, ndaj kërkojmë të arrijmë sa më shpejt atje ku na takon. Nuk i trembemi askujt. Gjithçka varet nga ne, kemi vullnet dhe dëshirë për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi sulmuesi shkodran i Kukësit.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"