Guri: I zhgënjyer për rastin e humbur, u ndëshkuam në momentin më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 19:51

Guri: I zhgënjyer për rastin e humbur, u ndëshkuam në momentin më të mirë

Në intervistën pas ndeshjes, Sidrit Guri u shpreh i zhgënjyer që Kukësi nuk arriti dot të merrte fitoren, pasi ekipi u ndëshkua në momentin më të mirë. Ai humbi dhe një rast të artë përballë me Shehin, por shprehet se tashmë nuk i mbetet të bëjë gjë tjetër, veçse të përqendrohet për ekipin e radhës.

Guri

Goli i shënuar dhe rasti i humbur ndaj Shehit

“Jam i lumtur për golin, por jo për rezultatin. Ekipi u ndëshkua në momentin më të mirë. Sa i përket rastit të humbur, isha në kundër kohë kur pashë Shehin. Tashmë na mbetet të shohim përpara. Skënderbeu ka një nivel të lartë, por ne do përqendrohemi tek kundërshtari i radhës, që është Lushnja.”

Renditja e Kukësit

“Të themi të drejtën, jemi të dëshpëruar, por besojmë ende tek titulli kampion. Nëse nuk do të besonim, do ta braktisnim këtu kampionait. Ka ende shumë javë për të luajtur.”

Çfarë nuk shkon tek Kukësi…

“Ne kemi lënë shumë pikë me kundërshtarët e tjerë. Problemin e kemi brenda ekipit tonë. Sot na duhej fitorja për të ngushtuar diferencën. Të gjithë po sakrifikojmë të ngjitemi sa më lart.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"