Guri: Ëndërroj të jem pjesë e Kombëtares, ja çfarë biseduam në fundin e pjesës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 21:08

Guri: Ëndërroj të jem pjesë e Kombëtares, ja çfarë biseduam në fundin e pjesës së parë

Besonit te përmbysja?

Edhe tereni nuk ishte i përshtatshëm. Partizani nuk na vuri shumë në vështirësi. Te goli gabuam ne. Ishte mirë që ishte fundi i pjesës së parë. Kur hymë në fundin e pjesës së parë, thamë që ishte gol rastësi, hajde tani ta kthejmë se nuk kemi rrugë tjetër. Unë do mundohem të bëjë më të mirën. Si unë dhe Bakaj po bëjmë një punë mjaft të mirë. Nuk ngelet gjë tjetër por të shikojmë ndeshjet e radhës.

Guri

Pse gjithë ai tension në ndeshjen e sotme?

Kukësi-Partizani është një ndeshje për të shijuar. Tereni na lejojoi që loja të ishte e ashpër. Ne nuk përqendrohemi tek tifozat, ata kanë punë e vetë. Ne përqendrohemi te loja.

Për egoizmin te goli i tretë…

Te goli i tretë, mendova se Albani do bëjë lëvizje të sulmuesi tjetër dhe mendova ta gjuaja vetë. Ishte fundi i ndeshjes, nuk kishte shumë rëndësi.

Kukësi ka një tjetër ritëm në minutat e fundit?

Trajneri këtë po mundohet të riparojë. Ne futemi në lojë me shumë vonesë. Presim të pësojmë gol pastaj të luajmë. Duhet të futemi në fushë nga minuta e parë. Të kemi të njëjtën ritëm siç luajmë nga minuta e 60 deri në 90.

A të ka shkuar mendja te ftesa në Kombëtaren?

Unë mundohem të bëjë gjithmonë më të mirë. Ai bësoj do të hedhi një fushë nga kampionati shqiptar. Se nuk është i keq. Unë jam në një moshë të pjekur. Pse jo të jem edhe unë pjesë e Kombëtares. Dëshira është e madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"