Guri dhe Alijev nderojnë Kukësin në transfertë. Lushnja nuk di të fitojë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 14:05

Guri dhe Alijev nderojnë Kukësin në transfertë. Lushnja nuk di të fitojë (VIDEO)

Në qytetin e Lushnjes, luhet një nga sfidat e javës së 5-të, mes Lushnjes dhe Kukësit. Në stadiumin “Roza Haxhiu”, për herë të parë në qytetin e saj, pas rikonstruksionit të stadiumit, vendasit gjenden të parafundit në renditje, me vetëm 2 pikë, ndërsa veriorët gjenden të dytët me 7 pikë, dhe do të kërkojnë të mbeten pranë Skënderbeut kryesues.

lushnja kukesi

 

Komenti minutë pas minute

kukes

90+4’ Mbyllet sfida. Lushnja 0-2 Kukësi. Golat nga Guri dhe Alijev.

90’ Akordohen 4 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

87’ Kërkotiç merr një top të bukur nga Bakaj, godet por topi përplaset në shtyllë.

85’ Tjetër goditje për lushnjarët. Meto lëshon një të djathtë të fuqishme nga jashtë zonës, por Koliçi përsëri pret.

83’ Sefa ka një tjetër shans me kokë, por mungon finalizimi.

79’ Lushnja me 10 lojtarë vazhdon të krijojë raste. Sefa nuk shtyn dot drejt portës një top që vjen nga goditja e këndit.

74’ Papa ka një rast tjetër, godet fort nga hyrja e zonës por Koliçi në pozicion, largon topin.

kukesi

60’ Alijev realizon golin e dytë të sfidës. Lushnja 0-2 Kukësi.

 


58’ Shënon Guri, pas një goditje të bukur nga larg. Lushnja 0-1 Kukësi

53’ Ndëshkohet me të verdhë, lojtari i Kukësit Et’hemi.

spaho kuq

47’ Ndëshkohet me të kuq portieri Spaho. Lushnjari, i fundit në fushë, shkakton faull ndaj Alijev.

46’ Nis pjesa e dytë me kuksianët që luajnë topin.

 

45+3’ Mbyllet pjesa e parë. Lushnja 0-0 Kukësi

48’ Goditje me kokë e Papës nga brenda zonës, por zotëron Koliçi.

45’ Branica dëmtohet në sup. Tjetër zëvendësim i detyrueshëm për Lushnjën. Në vendin e tij futet Agim Meto.

35’ Papa nga një distancë e largët lëshon një të djathtë të fortë, por topi ndalet nga traversa. Aksioni vazhdon me një pretendim të lushnjarëve për një top të prekur me dorë, por kryesori Hamiti akordon faull për mbrojtësin Rrumbullaku.

33’ Goditje e rrezikshme nga veterani Sefa me kokë, por topi shkon pak jashtë portës.

25’ Mundësi fantastike për kuksianët. Alijev gjuan fare pranë portës, por dërgon në goditje këndi portieri Spaho.

22’ Byzhyti futet në fushën e lojës, pas dëmtimit të Xhafës. Ky i fundit largohet me ambulancë.

13’ Kombinime të mira të kuksianëve, por në fund goditja e Kërkotiç devijohet në goditje këndi.

9’ Traversa ndalon Rrumbullakun nga goli. Një e majtë e fuqishme nga faulli pranë zonës për pak sa nuk shkon në rrjetë.

3’ Papa lëshon një gjuajtje nga jashtë zone. Pa probleme për Koliçin.

1′ Nis ndeshja. Lushnja nis topin e parë nga mesi i fushës.

 

Lushnja – Kukësi  0:2

Golat: Guri 58′, Alijev 60′

KV: Byzhyti / Et’hemi

KQ: Spaho 46′

Lushnja: Spaho, Ruço, Xhafa(zv. Byzhyti 22′), Marku, Mone, Branica(zv, Meto 45′), Gava, Papa, Pepa, Canka(zv. Bejte 48′), Sefa.

Trajner:Artan Bano

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi(zv. Imami 88′), Musolli (zv. Bakaj 46′), Kërkotiç, Kale(zv. Shtubina 75′), Guri, Alijev.

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"