Guindo “blindon” sulmin, Laçi tani hidhet në kërkim të një… mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 12:23

Guindo “blindon” sulmin, Laçi tani hidhet në kërkim të një… mbrojtësi

Laçi e mbylli vitin 2022 me një humbje në Kukës, që ishte e para për trajnerin Gentjan Mezani, që pas ardhjes në krye të skuadrës kurbinase. Pas dy fitoreve me shifrat 1-0 ndaj Bylisit dhe Erzenit, bardhezinjtë kërkuan një tjetër sukses në Kukës, por gjërat nuk shkuan sipas planeve. Goli i anuluar i Vasil Shkurtajt dhe më pas ndëshkimi që erdhi nga një goditjeje standarde, u shoqërua me një reagim jo të pritshëm nga skuadra, për të marrë të paktën një barazim në këtë takim të fundit.

LACI

Megjithatë, trajneri Mezani dhe presidenti Pashk Laska, në asistencën e menaxherëve që bashkëpunon klubi, janë duke studiuar disa mundësi për afrimin e të paktën 2-3 lojtarëve në merkaton e janarit.

Blerja më e madhe për Laçin mund të quhet rikthimi i sulmuesit Saliu Guindo, i cili e njeh mirë ambientin dhe jep shpresë për një efikasitet të madh në fazën ofensive.

Laçi është i blinduar në sulm, edhe për faktin se është kthyer në formën më të mirë Shkurtaj, i cili me eksperiencën që ka mbetet një vlerë e shtruar për kurbinasit. Klubi po punon që të bëjë afrime në mbrojtje, veçanërisht në qendër, atje ku alternativat janë të pakta për një sezon të gjatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"