“Guerrils” rikthehen në stadium: Orkestruesit e maskaradës na lanë jashtë, por ndaj Flamurtarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 19:16

“Guerrils” rikthehen në stadium: Orkestruesit e maskaradës na lanë jashtë, por ndaj Flamurtarit…

Tifozët ultras të Partizanit, Ultras Guerrils, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, bëjnë me dije se nga kjo javë, do të rikthehen në stadium për të mbështetur “demat”, duke ardhur kështu në fund të dënimit të marrë pas ngjarjeve të dhunës në javën e parë të kampionatit, në stadiumin e Skënderbeut.

ultras_guerrils_ne_derbi-770x470

Nëpërmjet një postimi, “Guerris” njoftojnë se pavarësisht arsyeve për të qenë të pakënaqur me klubin, ata do të jenë në stadium në një ndeshje mjaft të vështirë, si ajo me Flamurtarin, ditën e premte në orën 19:45.

POSTIMI I PLOTË

Të premten rikthehet UG, të premten ushtron kryeqyteti!

Këto javë mungesë në stadium kanë qenë barrë e rëndë për të gjithë tifozët e Legjendës, por siç mund ta keni parë të gjithë, orkestruesit e maskaradës janë çdo ditë nëpër ekranet e televizioneve duke u qurravitur!

Po kujt po i kërcet se çfarë duan ata?

E rëndësishmë është se çfarë duan tifozët, se çfarë duam ne.

Ndaj të premten, ora 19:45, mbështesim Partizanin në UG style, përtej rezultatit, përtej klasifikimit, përtej gjithçkaje!

Arsyet për të qenë të pakënaqur për mënyrat sesi ecin gjërat në klub janë me bollëk. Por tani ka rëndësi vetëm të jemi të shumtë për Legjendën tonë.

Të premten gjithashtu do të keni mundësi të bëni anëtarësimin tuaj pranë Ultras Guerrils për sezonin e ri, anëtarësim i cili kushton 1 mijë lekë të rinj.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"