Guardiolës nuk i del inati me arbitrat: Në Europë, vendimet e tyre caktojnë rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 20:21

Guardiolës nuk i del inati me arbitrat: Në Europë, vendimet e tyre caktojnë rezultatet

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u eliminua nga Liverpuli në fazën çerekfinale të Champions Leagues, por edhe “qytetarët” patën kontestime për vendimet e arbitrit në ndeshjen e kthimit. Ai shprehet se në këtë kompeticion arbitrat po ndikojnë shumë me vendimet e tyre.

guardiola

“Bajern-Real Madrid? Shpresoj që në finale të kalojë Bajerni, që ka fat dhe meriton të arrijë në finale. Reali është ende pjesë e diskutimeve, në këtë kompeticion ku vendimet e arbitrave dhe detajet e vogla kushtëzojnë rezultatet. Përjashtimi im? Arbitri më tha se mund të protestoja nga dhomat e zhveshjeve, por jo në fushë.” – deklaroi Guardiola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"