Guardiola provokon Murinjon: Titulli kundër tyre, special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 13:29

Guardiola provokon Murinjon: Titulli kundër tyre, special

Pep Guardiola nuk e ka kursyer një shigjetë për rivalin e tij Zhoze Murinjo, përballë të cilit mund të fitojë titullin kampion më 7 prill me Sitin: “Ta fitosh titullin kundër Junajtid do ishte speciale”.

Murinjo Guardiola

“Qytetarët” mund të bëhen edhe kampionët më të hershëm të Premier Ligës (6-të javë përpara fundit), duke thyer rekordin që mbajnë “djajtë” (5 javë përpara fundit): “E di se çfarë do të thotë, do jetë sikur Barcelona ta fitojë titullin në Madrid ose anasjelltas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"