Guardiola nuk heq dorë nga ëndrra e vjetër, tjetër sulm për yllin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 11:03

Guardiola nuk heq dorë nga ëndrra e vjetër, tjetër sulm për yllin e Juves

Pep Guardiola është i vendosur për të transferuar në “Etihad” Leonardo Bonuçin, mbrojtësin e Juventusit. Por për t’ia dalë që të realizojë këtë dëshirë të vjetër, do të hasë rezistencën e kampionëve të Italisë. 32-vjeçari mbetet një nga kolonat kryesore të mbrojtjes së “Zonjës”.

Pep-Guardiola-pre-Madrid

Tekniku i Mançester Sitit ka vite që e kërkon italianin dhe i duhet për të zëvendësuar kapitenin Vinsent Kompani, i cili u largua verën e shkuar, ndërkohë që Ajmerik Laporte e humbi pjesën më të madhe të këtij sezoni për shkak të dëmtimit. Bonuçi është zgjidhja ideale në këtë rol për teknikun katalanas, i cili e ka humbur besimin te Nikolas Otamendi dhe Xhon Stonsi.

Bonucci.Juve.esultanza.2019.20.750x450

Por sipas “Calcio Mercatos”, Juventusi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin, i cili vazhdon që të jetë pjesë e rëndësishme e boshtit të mbrojtjes edhe për trajnerin Sarri. Bonuçi u largua nga Torino në vitin 2017 dhe pas vetëm një sezoni me fanellën e Milanit u rikthye te bardhezinjtë, duke regjistruar 41 prezenca vitin e shkuar dhe 34 këtë sezon.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"