Guardiola nuk e beson dot atë që po i ndodh te Siti: E kam të vështirë ta shpjegoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:41


Guardiola nuk e beson dot atë që po i ndodh te Siti: E kam të vështirë ta shpjegoj…

Pep Guardiola e ka të vështirë që të kuptojë përse Mançester Siti ka humbur nëntë ndeshje në Premier Ligë këtë sezon. Sauthemptoni u shkaktoi disfatën e fundit “Qytetarëve” të dielën dhe për herë të parë në 5 vite ata janë mundur në tri transferta radhazi në kampionat: për Guardiolën ky është gjithashtu një rekord negativ personal, sepse nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë.

Guardiola Siti

Në tetë vendet e para të klasifikimit, vetëm Çelsi ka humbur më shumë ndeshje. “Në tërësi, ndeshjet që kemi luajtur kanë qenë më shumë se të mira. Luajmë më shumë se mirë, por nuk mjafton për të fituar. Nuk mund të themi se jemi një skuadër që nuk shënojmë këtë sezon. Kryesojmë sa u përket golave, krijojmë shumë raste. Jemi një ekip që pësojmë më pak. Por kemi humbur shumë ndeshje.

Është e vështirë edhe për mua që të gjej një arsye përse, por duhet të këmbëngulësh dhe flasësh më shumë për ndeshjen, mënyrën se si luajmë dhe përpiqemi të pësojmë sa më pak që të jetë e mundur dhe shënojmë sa më shumë”, deklaroi tekniku katalanas. Megjithatë, ai shtoi se ishte optimist se pas një analize të thellë të asaj çfarë nuk ka shkuar këtë sezon, kampionët e dy sezoneve të shkuara do të dinë të reflektojnë.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com