Guardiola: Nëse Barcelona do të më telefononte, do të kthehesha tek klubi im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 9:38

Guardiola: Nëse Barcelona do të më telefononte, do të kthehesha tek klubi im

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, vlerësoi si gjithnjë figurën e teknikut të Arsenalit, Mikel Arteta, përpara përballjes së sotme në Kupën FA me “Topçinjtë”.

guardiola

Katalanasi shpjegoi në konferencë se spanjolli, i cili për tri vite shërbeu si asistenti i tij në “Etihad” ka pasur një ndikim të shkëlqyer në karrierën e tij dhe e ka ndihmuar që të bëhet një trajner më i mirë. Pep e shpjegoi shkëputjen e Artetës nga krahu i tij për të marrë drejtimin e klubit të zemrës, Arsenalit, diçka të pashmangshme dhe se ai do të kishte bërë të njëjtën gjë, nëse do të kishte qenë vetë asistent dhe Barcelona do t’i kishte telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.

“Kur Arteta ishte asistenti im te Siti, ai i festonte të gjithë golat si i çmendur, përveç atyre kundër Arsenalit. Ai e dashuronte Arsenalin. Është si marrëdhënia ime me Barçën. Nëse unë do të isha ndihmëstrajner dhe Barça do të më kishte telefonuar, unë do të shkoja. Është klubi im”.

Pep ka një kontratë deri në vitin 2025 në “Etihad” dhe një deklaratë e tillë më shumë sesa rikthen shpresat e tifozëve katalanas për të parë një prej trajnerëve më të mirë të historisë së klubit të rikthehet në “Camp Nou”, është më shumë për të lartësuar figurën e mikut të tij. Dhe nuk duhet konsideruar aspak si një sinjal që një ditë të afërt ai do të rikthehet në krye të klubit të zemrës.

“Unë kisha ndjesinë dhe ne e dinim që kur ai ishte këtu aftësinë e tij për këtë detyrë. Nuk e di se cila ishte pjesa që unë ndikova tek ai, por mund të them se ndikimi i tij tek unë ishte i madh, i jashtëzakonshëm, aq i rëndësishëm për t’u bërë një trajner më i mirë. Nëse unë do të isha larguar nga Siti, Mikel do të ishte këtu dhe do të ishte absolutisht më i miri”, nënvizoi 52-vjeçari.

Fill Foden është në dyshim për ndeshjen esotme, ndërsa ai vazhdon të riaftësohet pas një goditjeje që mori në derbin e Mançesterit. Por Guardiola tha se sulmuesi i tij po përmirësohet ditë pas dite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"