Guardiola: Napoli mund të na “vrasë”, ia kam treguar lojtarëve të mi këtë gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 20:00

Guardiola: Napoli mund të na “vrasë”, ia kam treguar lojtarëve të mi këtë gjë

Në vigjilje të sfidës me Napolin, trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, u shpreh se ndeshja në Ligën e Kampioneve nuk është aspak e lehtë për ta. Ai deklaroi se skuadra e Napolit është shumë e rrezikshme, dhe se lojtarët e ti nuk duhet ta marrin lehtë.

guardiola

“Kam ditë të tëra që i tregoj lojtarëve të mi se çfarë ndeshje të mirë mund të zhvillojë një skuadër si Napoli. Ata bëjnë presion shumë lart, dhe mund të na “vrasin”. Kanë tre sulmues shumë dinamik, si Insinje, Mertens dhe Kajehon. Besoj se do jetë një ndeshje e bukur për tu parë, por për ne nuk do të jetë aspak e lehtë” – deklaroi tekniku spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"