Guardiola me rezervat në Zagreb, Gjimshiti me sytë nga Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 12:41

Guardiola me rezervat në Zagreb, Gjimshiti me sytë nga Siti

Të fitojnë kundër Shahtjor Donjeckut dhe shpresojnë që Mançester Siti i kualifikuar të mos humbasë ndaj Dinamos së Zagrebit. Është ky kushti i dyfishtë që do t’i lejonte Atalantës së Gjimshitit për të arritur kualifikimin historik në 1/8-at e Ligës së Kampioneve. 

berat gjimshiti

Ukrainasit nuk fitojnë në shtëpi prej 5 ndeshjesh në Champions, e cila është seria më e gjatë pa fitore e një skuadre në kompeticion. Ndërkohë që italianët i kanë humbur dy ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në Champions, duke pësuar në total 9 gola. Hera e fundit që bergamaskët kanë humbur tri sfida radhazi jashtë shtëpisë në Europë ka qenë viti 1987. Atalanta ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit në një kompeticion europian.

SITI DO KURSEHET 

Kampionët e Anglisë do të jenë pa Xhon Stonsin në mbrojtje kundër Dinamos së Zagrebit. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar nuk udhëtoi me skuadrën drejt Kroacisë. Ai u dëmtua në derbin e Mançesterit në Premier Ligë të shtunën dhe nuk dihet ende për sa kohë do të mungojë. Kjo do të thotë se Guardiola do të duhet të ribëjë edhe njëherë mbrojtjen në “Maksimir Stadium”, duke qenë se edhe Fernandinjo do të mungojë pasi është i pezulluar.

mancester siti

Të rinjtë Erik Garsia dhe Tejlor HarudBelis i janë bashkuar Nikolas Otamendit, të vetmit qendërmbrojtës të gatshëm të skuadrës së parë. Që prej fundit të sezonit të shkuar, “Qytetarët” kanë pasur probleme pa fund në mbrojtje, duke qenë se u largua edhe kapiteni Vinsent Kompani dhe nuk u zëvendësua. Ndërkohë që Ajmerik Laport mungon prej muajit gusht për shkak të dëmtimit të rëndë në gju dhe francezi nuk pritet të rikthehet përpara muajit shkurt.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"