Guardiola me “dhimbje koke”, dëmtohet sërish ylli i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 20:34

Guardiola me “dhimbje koke”, dëmtohet sërish ylli i skuadrës

Mesfushori belg, Kevin De Brujn, është dëmtuar sërish, teksa do të qëndrojë jashtë fushave të paktën edhe për 6 javë. 27-vjeçari u përplas ditën e djeshme me futbollistin e Fulhemit në ndeshjen e Kupës dhe mësohet të ketë pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të majtë.

De Brujn

Kujtojmë që De Brujn qëndroi jashtë fushave për 2 muaj, teksa do t’i duhet t’iu rikthehet sërish klinikave mjekësore, për të kryer fazën e rikuperimit. Dëmtimet duket se nuk po e lejojnë belgun që të shfaqë talentin e tij, teksa së fundmi ishte shndërruar në një lider te skuadra e Mançester Sitit. Mësohet se mesfushori do të udhëtojë drejt Barcelonës për një trajtim më të specializuar.

Guardiola2

“Dëmtimi i mëparshëm ishte shumë më i rëndë, por sërish jam i shqetësuar që po na ndodhin shpesh këto probleme muskulore. Ne jemi një skuadër më e fortë me De Bryjn në fushë, por do të duhet të mësohemi edhe pa të”, tha trajneri Pep Guardiola, në lidhje me dëmtimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"