Guardiola mbështet homologun: Mou ka të drejtë, klasi nuk blihet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 11:55

Guardiola mbështet homologun: Mou ka të drejtë, klasi nuk blihet

“Jam i lumtur me tri pikët, me mënyrën sesi luajtëm. E kemi nisur më mirë se sezonin e kaluar, me një paraqitje të mirë përgjatë gjithë 90 minutave”. Pep Guardiola ka shprehur gjithë gëzimin e tij për fitoren 6-1 të Mançester Sitit kundër Hadërsfilldit pasditen e djeshme. Duke i rezervuar elozhe të veçanta sulmuesit të tij Serxhio Agueros, autor i një triplete dhe “Lojtari më i Mirë” i ndeshjes në suksesin e “qytetarëve”.

during the Premier League match at the Etihad Stadium, Manchester. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Thursday April 27, 2017. See PA story SOCCER Man City. Photo credit should read: Martin Rickett/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

“E vendosa sot se do luaja me dy sulmues. Çdo lojtar në fushë dha maksimumin, paraqitja më pëlqeu. Vitin e kaluar nuk e kishim mundësinë të sulmonim në këtë mënyrë sepse na mungonte Benxhamin Mendi. Djaloshi është shumë i zgjuar dhe në krah bën para-prapa pa problem, duket sikur nuk lodhet asnjëherë”, shpjegoi tekniku spanjoll.

Komente të veçanta edhe për Kun Agueron, i cili me tre golat e tij e çoi në 14 totalin e realizimeve në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi të Sitit. “Gjithashtu, kam Serxhion në formë fantastike: nuk e mbaj mend këtë rendiment prej tij që kur kam ardhur këtu. Po luan në mënyrë të jashtëzakonshme me dhe pa top. Të mos flasim për golat…

E ta dini që mendova ta heq nga fusha para se të shënonte golin e tretë, por në fund u tregua më i shpejtë se unë. Mendoj se duartrokitjet në momentin e zëvendësimit të tij ishin më se të merituara. Në të tilla situata mendoj se Murinjo ka të drejtë, klasi fundja nuk mund të blihet me para”, përfundoi Guardiola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"