Guardiola makthi i Murinjos, humbjen e vetme në shtëpi portugezit ia ka shkaktuar Pep

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 12:18

Guardiola makthi i Murinjos, humbjen e vetme në shtëpi portugezit ia ka shkaktuar Pep

Mançester Junajtid ka humbur 7 nga 12 derbet e fundit në kampionat, po aq sa në 45 takimet e mëparshme me Sitin. Dhe ky është derbi i parë që prej prillit 2013, në të cilin dy klubet e qytetit zënë respektivisht dy vendet e para të klasifikimit. Prandaj, Junajtid-Siti parashikon shkëndija pasditen e sotme.

Në Premier Ligë, Siti ka shënuar 27 gola në “Old Trafford”. Ndërsa humbja e vetme në shtëpi e “djajve” në 42 ndeshjet në të gjitha kompeticionet me Zhoze Murinjon në stol, ka ardhur pikërisht në këtë duel, në shtator 2016. Në këtë seri rezultatesh, ata kanë fituar 30 dhe barazuar 11.

junajtid siti

MANÇESTER JUNAJTID

Junajtid nuk mposhtet në 40 ndeshjet e fundit zyrtare në shtëpi duke barazuar rekordin e klubit, vendosur në marsin e 1966-ës me Met Basbi në stol.

– Skuadra e Zhoze Murinjos ka mbrojtjen më të mirë të Premier Ligës këtë sezon dhe i vetmi gol nga 9 që kanë pësuar në total, u është shënuar në “Teatrin e Ëndrrave”.

– “Djajtë e kuq” kanë fituar 4 ndeshje radhazi në kampionat, ecuria më pozitive e tyre prej 11 muajsh.

– Zhoze Murinjo ka fituar vetëm 4 nga 19 përballjet e tij me Pep Guardiolën në të gjitha kompeticionet gjatë karrierës së tyre: 7 barazime, 8 humbje. Por, vetëm një nga këto suksese ka ardhur në kampionat.

– Xhesi Lingard ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë, po aq sa në 51 sfidat përpara këtyre.

Murinjo i habitur

MANÇESTER SITI

Trembëdhjetë fitoret radhazi gjatë një sezoni të vetëm kanë barazuar rekordin e vendosur nga Arsenali në sezonin 2001-02 dhe Çelsit sezonin e shkuar.

– Fitorja në “Old Trafford” do të barazonte rekordin absolut që mbajnë “topçinjtë” me 14 fitore radhazi mes shkurtit dhe gushtit të vitit 2002.

– Mançester Siti pësoi humbjen e parë në 29 ndeshje kundër Shahtjorit të mërkurën në Champions.

– Serxho Aguero ka shënuar në secilën prej 9 transfertave të fundit në Premier Ligë kur e ka nisur titullar.

– Kevin de Brujne dhe David Silva janë asistmenët më të mirë të Premier Ligës këtë sezon, me 8 pasime për gol secili.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"