Guardiola lëshon alarmin: Nuk bëj dot atë që dua, kam vetëm 13 futbollistë te Siti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 17:41

Guardiola lëshon alarmin: Nuk bëj dot atë që dua, kam vetëm 13 futbollistë te Siti

Pavarësisht suksesit 2-1 kundër Bornmëthit, Mançester Siti duket se është në vështirësi të mëdha. Të paktën kjo është ajo që kuptohet fare qartë nga fjalët e trajnerit Pep Guardiola. Një ditë pas suksesit dhe kualifikimit në “Carabao Cup”, tekniku spanjoll ka pranuar situatën alarmante me të cilën po përballet, lidhur me mungesën e titullarëve të tij, disa prej të cilëve ose janë të dëmtuar, ose mungojnë pas infektimit me Koronavirus.

guardiola

“Me situatën aktuale, nuk mund të ndërtoj dot skuadrën që unë dua. Madje, nuk plotësoj dot as stolin, prandaj pa futbollistët e akademisë është e vështirë që të mund të bëj plane. Aktualisht kam vetëm 13 futbollistë në dispozicion, nga skuadra e parë, që janë në formë të mirë”. Gjithsesi, kundër Bornmëthit, Guardiola nxori në vitrinë një tjetër talent si Rori Delap, sulmuesi irlandez, i cili shënoi edhe golin e parë të ndeshjes, që trajneri i Sitit po mendon ta mbajë në skuadër, të paktën deri në janar, pavarësisht ofertave të shumta për të.

“Rori do të vazhdojë të qëndrojë me ne. Duke parë mungesat e mëdha që kam në sulm, më duhet të mbështetem me çdo kusht tek ai. Gjithsesi, ju lutem që të mos ushtrojmë shumë presion tek ai. Delap, ashtu si Fouden, është vetëm 17 vjeç. Ka shumë gjëra për të përmirësuar, por nuk mund ta mohoj se akademia jonë fantastike po më jep një ndihmë shumë të madhe në këtë moment të vështirë. Puna e Xhejzon Uilkoksit, shefit të akademisë, është ajo që po bën diferencën, teksa e ritheksoj që kam vetëm 13 titullarë në dispozicion”, u shpreh Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"