Guardiola lavde sulmuesit: Në skuadër kam një legjendë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 11:19

Guardiola lavde sulmuesit: Në skuadër kam një legjendë

Mançester Siti arriti një fitore tenistike 0-5 ditën e djeshme përballë Kardifit në sfidën e vlefshme për Premier Ligën. Kampionët e Anglisë janë në një formë të mirë, pavarësisht humbjes në Ligën e Kampionëve.

aguero

Aguero ishte ai që shënoi i pari në minutën e 32-të dhe Guardiola nuk ia kursen lavdet.

guardiola

“Ai është një legjendë. Është e rëndësishme ajo që ka bërë për klubin dhe unë ndihem me fat që e kam në skuadër. Uroj të jetë gjithmonë në këto ritme”, u shpreh trajneri i Sitit. Më pas serinë e golave e vazhdoi Bernrdo Silva, Gundogan dhe blerja më e re Mahrez, i cili shënoi 2 herë. “Ishte një reagim i shkëlqyer pas disfatës në Champions. Kishim shumë nevojë për këtë fitore dhe pas  golit të Agueros ishim të lirshëm”, përfundoi tekniku spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"