Guardiola kërkon perfeksionin, pakënaqësia ndaj lojtarëve kthehet në ndëshkim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 13:52

Guardiola kërkon perfeksionin, pakënaqësia ndaj lojtarëve kthehet në ndëshkim

Mançester Sitit arriti të merrte një fitore bindëse këtë fundjavë në shtëpi, pasi mundi me rezutlat të pastër 3 me 0 skuadrën e Fulhemit. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka dhuruar një lojë shumë të bukur, por tekniku spanjoll që kërkon perfeksionin nuk ka mbetur i kënaqur me lojtarët e tij.

Pep Guardiola

“Jam i zemëruar. Jam i mërzitur me lojtarët e mi dhe ata e dinë këtë gjë. Unë reagoj kur ata i gabojnë gjërat e lehta, në këto raste unë nuk mund ta kontrolloj veten” – ka thënë fillimisht Guardiola.

“Kur një lojtar ka topin dhe nuk e bëjnë një pasim të thjeshtë, por bëjnë një pasim më tepër se që duhet, një driblim më tepër dhe ata e humbin topin, unë zemërohem. Jam vërtetë i mërzitur me lojtarët e mi. E dinë këtë gjë pasi që i kam folur edhe atyre. Nëse ata nuk shënojë gol ose nuk bëjnë një asist, mua nuk më intereson. Nëse ata janë duke dribluar dhe e humbin topin, kjo nuk ka rëndësi”. Por, për kontrollimin e topit dhe për bërjen e pasimeve të thjeshta, nëse i humbin këto, siç i bënë shpesh të shtunën, unë zemërohem. Për këtë arsye, unë do t’ia dëshmoj atyre se mund të përmirësohem”. E gjithë kjo mërzi u përkthye në një ndëshkim për lojtarët e Mançester Sitit. Ai seancën stërvitore që e kishte lënë pushim ditën e nesërm, i ka lajmëruar lojtarët se do të jetë një seancë e plotë taktike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"