Guardiola kërkon perfeksionin, nuk kënaqet as me 6 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 21:19

Guardiola kërkon perfeksionin, nuk kënaqet as me 6 gola

Mançester Siti arriti të merrte një fitore tenistike ditën e sotme me rezultatin 6 me 1 përballë skuadrës së Sauthemptonit duke u renditur kështu në vendin e parë të klasifikimit në Angli.

jagdfgasd

Megjithëse skuadra gjendet në këto kushte kaq të mira, trajneri Pep Guardiola përsëri duket se nuk është i kënaqur. Spanjolli kërkon vetëm perfeksion dhe këtë e ka shprehur në deklaratat pas ndeshjes ku ka thënë:

guardiola

“Ne bëmë gjëra të mira, 20 minutat e para ishin shumë të mirë, mirëpo ne pranuam shumë aksionet nga ata. Loja ishte në përgjithësi e mirë por nuk mbrojtëm mirë. Ishim me fat që shënuam golin  katër në minutën e fundit  të pjesës së parë, përndryshe gjërat do të komplikoheshin për ne”. – përfundoi spanjolli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"