Guardiola kapet keq me Sauthemptonin e Brojës: Ata u stërvitën 1 javë për ndeshjen, ne… 10 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 0:07

Guardiola kapet keq me Sauthemptonin e Brojës: Ata u stërvitën 1 javë për ndeshjen, ne… 10 minuta

Sauthemptoni ndali Mançester Sitit në një barazim pa gola, duke penguar ‘’qytetarët’’ të mbajnë ritmin e kryesueseve të kampionatit.

guardiola

Armando Broja u aktivizua në fushë në minutën e 68-të të takimit duke bërë një ndeshje të mire. Pas ndeshjes, Pep Guardiola bëri një deklaratë epike, duke u shprehur se kundërshtarët u përgatitën për 1 javë për këtë ndeshje, ndërsa skuadra e tij vetëm 10 minuta.

“Sot nuk fituam, jo ​​sepse nuk kishim një qendërsulmues, por sepse nuk arritëm që topat e mirë të arrinin te sulmuesit.  Loja jonë nuk ishte e mire, duhet të bënim më mire në mbrojtje.

Do të më pëlqente të kisha më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe për të qenë më mirë, por sot nuk e kishim atë freski në mendje. Nuk do të thosha të njëjtën gjë për këmbët tona, sepse kishim katër ose pesë lojtarë të rinj, por ndonjëherë kjo ndodh. Sauthemptoni kishte shtatë ditë për t’u përgatitur, ne vetëm 10 minuta dje’’, u shpreh Guardiola.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"