Guardiola: Jam tifoz i Barcelonës dhe dua të fitoj ndaj Realit, Benzema si Mesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 19:09

Guardiola: Jam tifoz i Barcelonës dhe dua të fitoj ndaj Realit, Benzema si Mesi

Mançester Siti luan nesër ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid, pasi sfidën e parë në Spanjë e kanë fituar 1-2. Trajneri Pep Guardiola është mëse i karikuar për tu kualifikuar më tej.

leomessi-karimbenzema

Spanjolli ka folur para ndeshjes në konferencë për shtyp. “Nesër do jetë ndryshe , pasi sfida e parë është luajtur shumë kohë më parë. Jemi të vetëdijshëm se duhet të hedhim një tjetër hap të rëndësishëm për tu kualifikuar. Në këtë kompeticion çdo gabim të kushton rëndë. Unë jam tifoz i Barcelonës dhe jam ndeshur shumë herë kundër Realit. Dua të fitoj ndaj Realit dhe ndaj çdo kundërshtari”. Guardiola në fund thuri elozhe për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema. “Karim është një lojtar i shkëlqyer.

Kur isha te Barcelona më pyesnin se cilët lojtarë ishin si Mesi dhe mes tyre për mua ishte dhe është edhe Benzema”, përfundoi Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"