Guardiola i qartë me përgjigjen e tij: A do vijë Mesi vitin tjetër? Shkoni dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 13:39

Guardiola i qartë me përgjigjen e tij: A do vijë Mesi vitin tjetër? Shkoni dhe…

Sezoni i Mançester Sitit nis të hënën në transfertën me Uolverhemptonin, por vëmendja në konferencën e Pep Guardiolës spostohet te transferimi i dështuar i Lionel Mesit. Kapiteni i Barcelonës kërkoi të largohej nga “Camp Nou” dhe arriti edhe akordin me Mançester Sitin, por katalanasit nuk lejuan që ylli i tyre të ikte me parametër zero, duke e detyruar atë të qëndrojë edhe në vitin e fundit të kontratës.

Messi-Phones-Guardiola-to-Discuss-Possible-Man-Citys-Interest

“Nuk kam përse të shpjegoj asgjë. Leo i shpjegoi shumë mirë, mendoj, dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar, – tha trajneri i Mançester Sitit gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Premier Ligës kundër Uolvesit. – Nuk kemi më asgjë për të shtuar. Ai është një futbollist i Barcelonës, klubi që unë dashuroj”.

33-vjeçari mund të vendosë të bashkohet me ish-trajnerin e tij në verë, por Pep e dribloi sërish të fliste për këtë gjë: “Nuk e di, kjo është një pyetje për Mesin shkoni pyesni atë. Unë nuk mund të flas për qëllimet e njerëzve të tjerë”. Pavarësisht se “Qytetarët” humbën shansin për transferimin e shekullit, ata kanë afruar këtë verë Ferran Torresin dhe mbrojtësin holandez Natan Ake. Ata po kërkojnë edhe një qendërmbrojtës tjetër, me Kalidu Kulibalin, kandidatin e preferuar të Guardiolës.

messi-and-guardiola

Por, trajneri katalanas këmbëngul se ai do të ishte i lumtur me skuadrën e tij edhe nëse nuk vjen më askush. “Prej ditës së parë që kam ardhur këtu, kam qenë më shumë se i kënaqur me atë që kam pasur në skuadër. E di që klubi bën absolutisht më të mirën, jo vetëm për mua, por për të gjithë ne. Ajo që do të ndodhë ka për të ndodhur. Nëse mbetemi me këta lojtarë, ne duhet sërish të jemi të lumtur. Kurrë më parë dhe kurrë në të ardhmen nuk do të ankohem. Jam njeri me fat që kam këta lojtarë dhe jam në këtë klub”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"