Guardiola i mbyll derën një rikthimi te Barcelona: Dua të rinovoj, jam i lumtur në Mançester

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 11:50

Guardiola i mbyll derën një rikthimi te Barcelona: Dua të rinovoj, jam i lumtur në Mançester

Pep Guardiola shpre son që të qëndrojë te Mançester Siti përtej këtij sezoni, pavarësisht se kandidati për presidencën e Barcelonës, Viktor Font, e ka në platformën e tij rikthimin e trajnerit katalanas në “Camp Nou”.

guardiola

Font, i cili është favorit për të zëvendësuar Bartomeun në krye të klubit pas dorëheqjes së tij javën e shkuar, tha për “Sky Sports” se ai dëshiron të rikthejë ish-trajnerin e suksesshëm në stol, lëvizje që do të bindte edhe Mesin për të qëndruar. Guardiola është në vitin e fundit të kontratës në “Etihad”, por në konferencën e djeshme përpara ndeshjes me Shefilld Junajtidin, i shkeli syrin anglezëve për një kontratë të re në “Etihad”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur këtu. Jam i kënaqur që jam në Mançester dhe shpresoj që të të kalendarit prej pandemisë. Edhe klubet e tjera po e vuajnë një gjë të tillë dhe Guardiola i kërkoi Premier Ligës që të rishikojë vendimin për të lejuar 5 zëvendësime, ashtu siç bënë gjatë muajve të fundit të sezonit të shkuar. “Duhet të kthehemi padyshim. Nuk bëhet fjalë bëj një punë të mirë këtë sezon për të qëndruar më gjatë”.

Nisja e sezonit në Premier Ligë ka qenë e vështirë për “Qytetarët” dhe Guardiola fajëson për këtë numrin e dëmtimeve, një problem që sipas tij ka ardhur për shkak të shkurtimit të pushimeve të verës dhe intensitetit vetëm për një klub. Ka statistika që nuk mund të injorohen.

Në Premier Ligë, lojtarët kanë 47% më shumë dëmtime muskulore se sezonin e shkuar, për shkak të mungesës së fazës përgatitore dhe numrit të ndeshjeve. Të gjitha kampionatet: Gjermania, Spanja, bëjnë 5 zëvendësime për të mbrojtur lojtarët. Shpresoj të rikonsiderojmë dhe bëjmë atë që bën pjesa tjetër e botës. Duhet të rregullojmë shumë gjëra gjatë kësaj pandemie. Realiteti është totalisht ndryshe nga më parë. Njerëzit inteligjentë u përshtaten situatave në botë për të mirën e futbollit dhe lojtarëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"