Guardiola i del kundër ish-skuadrës, përplaset me presidentin e Barcelonës për mesfushorin e Sitit: Ai nuk lëviz që këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 17:59


Guardiola i del kundër ish-skuadrës, përplaset me presidentin e Barcelonës për mesfushorin e Sitit: Ai nuk lëviz që këtu

Pep Guardiola është optimist se Bernardo Silva do të mbetet një lojtar i Mançester Sitit edhe sezonin e ardhshëm, por pranoi se ai nuk ndihet komod duke mbajtur futbollistë të pakënaqur në skuadër. Mesfushori portugez luajti 50 ndeshje dhe shënoi 13 gola sezonin e shkuar. “Unë mendoj se Bernardo do të vazhdojë të luajë për Sitin sezonin e ardhshëm”, tha 51-vjeçari nga Barcelona, ku ai ndodhet për të diskutuar miqësoren e ardhshme për bamirësi me katalanasit në 24 gusht.

5345345

“Qëllimi ynë si klub është që ai të qëndrojë me ne, edhe pse mua nuk më pëlqen që të kem lojtarë të pakënaqur te Siti”, nënvizoi katalanasi. Sipas “Mundo Deportivo”-s, Silva e ka njoftuar klubin se dëshiron të transferohet në “Camp Nou” këtë verë. Gjatë takimit me presidentin Joan Laporta ish-trajneri i Barçës u ngacmua në lidhje me interesin e tij për Silvën. Ai e pyeti Guardiolën nëse ata do t’i sillnin të gjithë lojtarët në Barcelonë në 24 gusht dhe Pep iu përgjigj me një batutë:

“Ne do të luajmë me Bernardo Silvën dhe 10 të tjerë. Do t’i sjellim të gjithë”. Pastaj edhe një koment për përballjen e tij të parë me Ksavin si trajner: “Ksavi dhe unë njihemi prej një kohe të gjatë. E kam pasur shok skuadre dhe pastaj e kam stërvitur. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës për ndihmën që më ka dhënë në fushë. Karriera e tij flet vetë. Me të klubi mund të rikthehet ku ka qenë. Jam i lumtur që do të takohemi sërish”.

PANORAMASPORT.AL